Ndërlidhjet

Xhefri: Irani përgjegjës për viktimat amerikane



Grupet që mbështeten nga Irani janë përgjegjëse për çerkun e numrit të përgjithshëm të viktimave amerikane në Irak, tha ambasadori i sapoemëruar i SHBA-ve, Xhejms Xhefri.

Ndikimi i Iranit në Irak nuk është aq i madh sa mendohej, the Xhefri duke përmendur faktin se Teherani dështoi të diktonte koalicionin qeveritar në Irak, pas zgjedhjeve të marsit.

Ambasadori amerikan tha se vendi i tij është shumë i shqetësuar rreth bllokimit politik që vazhdon në Irak.
XS
SM
MD
LG