Ndërlidhjet

SHBA: Al Kaida në Jemen më e rrezikshmja



Ish truproja e Osama bin Ladenit ka tërhequr vërejtjen se do të shtohen luftimet mes Al Kaidës dhe forcave të sigurisë së Jemenit. Naser Ahmed al Bahri tha se qeveria jemenite do të ketë nevojë për ndërhyrje nga jashtë që të qëndrojë në pushtet. Sulmet e fundit të Al Kaidës në jug të Jemenit janë tregues i forcimit të rrjetit në këtë vend.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se CIA e shikon degën në Jemen të rrjetit terrorist të Al Kaidës si kërcënim më të madh për Shtetet e Bashkuara se baza e Al Kaidës, drejtuesit e së cilës fshihen në zonat malore të Pakistanit.

Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliona dollarë për të ndihmuar qeverinë jemenite që të luftojë Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG