Ndërlidhjet

SHBA-të do përqëndrohet më shumë në Afganistan


Më 31 gusht Presidenti amerikan, Barak Obama, do mbajë një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, më sakt në zyren ovale. Ajo që e bënë këtë fjalim më interesant është pritja që Presidenti amerikan të sinjalizojë një ndryshim në fokusin e SHBA-ve nga lufta e Irakut në luftën e Afganistanit.

Zëvëndes sekretari për media, Bill Burton, ka thënë sot se Obama do e përdorë mundësinë që t’i flas drejtpërdrejtë popullit amerikan për atë se çka është misioni amerikan në Afganistan. Sipas Burton këtë Obama do e bëjë për faktin se tani përpjekjet dhe fokusi jonë është që të luftohet Al Kaida në Afganistan.

Burton tha se Presidenti i SHBA-ve ka besimin që tranzicioni për kontrollimin e Irakut “ka qenë i sukseshëm” dhe se irakianët tani janë në gjendje që të ofrojnë siguri për vetën.

Para se të mbajë fjalimin e tij në Shtëpi të Bardhë, Presidenti Obama do të shkojë në Fort Bliss te Teksasit për t’i falenderuar personalisht trupata amerikane që janë kthyer nga Iraku.
XS
SM
MD
LG