Ndërlidhjet

logo-print

Serbia pranon ndryshimin e rezolutës?



“Beogradi dhe Brukseli do ta gjejnë mënyrën për të modifikuar propozim rezolutën e dërguar nga Serbia në Kombet e Bashkuara”, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja serbe Politika.

Gazeta shkruan se vizita e djeshme e ministrit të Jashtëm gjerman “nuk i ka mbyllur dyert e negociatave” për një ndryshim të mundshëm të tekstit.
Sipas gazetës marrëveshja për mundësinë e ndryshimit të rezolutës së Serbisë është arritur gjatë takimit të shefit të diplomacisë gjermane Vestervele me presidentin Boris Tadiç.

Zyrtarisht pas takimit u deklarua se “të dy bisedueasit ranë dakord se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe Gjermania është partneri politik dhe ekonomik më i rëndësishëm për Serbinë”.
XS
SM
MD
LG