Ndërlidhjet

logo-print

Sovraniteti i BH-së nuk është çështje që diskutohet



Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, viziton sot Kosovën. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, do të mbajë një fjalim në Kuvend dhe do të takohet me trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Kosova është ndalesa e fundit në turneun diplomatik të shefit të diplomacisë gjermane në Ballkan.

Gjatë ditës së sotme ai ka qëndruar në Sarajevë. Vestervele i ka bërë thirrje udhëheqësve të ndarë të Bosnjës që të bashkohen pas qëllimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Integrimi është një rrugë që kërkon unitet të brendshëm”, theksoi Vestervele. Ky i fundit përsëriti se “për Gjermaninë integriteti dhe sovraniteti i Bosnje-hercegovinës nuk është për diskutim”.

Gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Vestervele i bëri thirrje Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, pasi ajo është realitet. Vestervele kërkoi fillimin e dialogut praktik mes Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG