Ndërlidhjet

KB: Franca të ndalë deportimin e romëve



Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër racizmit i bëri thirrje Francës që tëp "shmangë" deportimin kolektiv të romëve, dhe tha se është i shqetësuar rreth "fjalimeve politike të natyrës diskriminuese".

Deklara pasoi deportimin e djeshëm të qindra romëve nga Franca, përkundër thirrjeve ndërkombëtare që Parisi ta ndërpresë praktikën e këtillë.

Gjithsejt 8.300 romë nga Rumania dhe Bullgaria janë deportuar nga Franca prej fillimit të vitit, krahasuar me 7.875 që u deportuan në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG