Ndërlidhjet

Çekia dhe Sllovakia zvogëlojnë rrogën e presidentit



Pas Çekisë, edhe Qeveria e Sllovakisë vendosi t'ia zvogëlojë për 1.300 euro rrogën presidentit Ivan Gashparoviq, i cili pagën mujore e ka 8.000 euro.

Kryeministreja Iveta Radiçova tha se qëllimi i qeverisë është kursimi i shpenzimeve.

Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus do të marrë mbi 2.500 euro më pak në muaj.

Qeveria e re vendosi që jo vetëm t'ia zvoglojë rrogën, por të ardhurat e tij të tatimohen.


XS
SM
MD
LG