Ndërlidhjet

Londër: Kryeministri Kamerun në pushim të lindjes



Dejvid Kamerun do të bëhet kryeministri i parë britanik, i cili do ta shfrytëzojë pushimin e lindjes, konfirmoi sot zëvendësi i tij, tri ditë pasi bashkëshortja e kryeministrit e lindi fëmijën e katërt.

Pas ish kryeministrit Toni Bler, Kamerun është kryeministri i dytë të cilit i lind fëmija gjatë mandatit.

Dy javët e pushimit të lindjes, të cilat etërit britanikë kanë të drejtë t'i marrin pas lindjes së fëmijës, Kamerun do t'i shfrytëzojë që të kalojë më shumë kohë me vajzën e sapolindur, Florens Rouz Endelion, e cila lindi një muaj para kohe.

XS
SM
MD
LG