Ndërlidhjet

Ditën ndërtojnë autostradën, natën vjedhin materialet



Autostrada kryesore në Poloni, A-1, e cila duhet ta lidhë portin verior Gdanjsk në veri me qytetin jugor Katovice, ditën është ndërtuar, ndërsa gjatë natës janë vjedhur materiale ndërtimore.

Mbrëmë hetuesit i kanë incizuar punëtorët, të cilët po e nxirrnin materialin ndërtimor dolomit, ndërsa sot kanë arestuar një drejtues të punimeve të kompanisë që ndërton rrugën.

Policia vlerëson se grupi i organizuar ka vjedhur material në vlerë prej disa miliona euro.

Sistemi i vjedhjes ka funskionuar si vijon: gjatë ditës rruga ndërtohej, kurse gjatë natës nxirrej dolomiti, ngarkohej në kamionë, ndërsa vrimat mbusheshin me rërë nga minierat në afërsi.

Kamionët pastaj ktheheshin ditën me të njëjtin dolomit, i cili shtrohej në segmentin e ri të rrugës. Kështu, materiali i njëjtë shitej disa herë.

"Dyshojmë se kështu është vepruar gjatë tërë vitit", deklaroi zëdhënësi i policisë, Marius Sokolovski.

Katër nga nëntë të ndaluarit janë në paraburgim, dhe ata mund të dënohen deri me 10 vjet burg.


XS
SM
MD
LG