Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk ka dalë nga kriza



Rusia ende nuk është rimëkëmbur plotësisht nga kriza, dhe do të vazhdojë me masat anti-krizë, deklaroi kryeministri Vladimir Putin.

"Bashkë me pjesën tjetër të ekonomive botërore, ekonomia jonë dalëngadalë po rimëkëmbet nga kriza. Por rimëkëmbja nuk do të jetë e shpejtë", ka thënë Putin.

Ai ka shtuar se qeveria duhet të vazhdojë zbatimin e masave anti-krizë, meqë tregjet nuk janë rimëkëmbur, ndërsa fuqia blerëse e qytetarëve nuk është rritur.


XS
SM
MD
LG