Ndërlidhjet

Obama falënderon trupat që kthehen nga Iraku



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i ka falënderuar trupat amerikane që kthehen nga Iraku për “përkushtimin” dhe “guximin” e tyre, të cilat “e kanë bërë Amerikën më të sigurtë”, transmeton AFP.

“Dua të përfitoj nga rasti t’u them falemnderit të gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer në Irak, dhe që aktualisht po shërbejnë në Irak”, tha Obama në një video mesazh të postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

“Përkushtimi juaj, trimëria juaj, guximi juaj, e kanë bërë Amerikën më të sigurtë dhe kanë ndihmuar që të ngritet demokracia në Irak”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG