Ndërlidhjet

OKB: 72 mijë fëmijë në Pakistan në rrezik jete



Kombet e Bashkuara janë gjithmonë e më të shqetësuara lidhur me shtimin e gjasave për përhapjen e epidemive apo urisë në mesin e të prekurve nga përmbytjet në Pakistan. Fëmijët janë grupimi më i rrezikuar.

Zyrtarët e UNICEF-it, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, thonë se i druhen “kombinimit vdekjeprurës të sëmundjeve të shkaktuara nga uji i ndotur, përfshi diarenë, dehidratimin dhe kequshqimin”. Rrezikshmëria më e lartë është në zonat e përmbytura, të cilat edhe para katastrofës vuanin nga kequshqyerja.

Momentalisht rreth 72 mijë fëmijë në zonat e goditura nga përmbytjet janë në rrezik jete për shkak të kequshqyerjes.
XS
SM
MD
LG