Ndërlidhjet

NATO: U vranë 10 talibanë



NATO-ja njofton se së paku dhjetë nga militantët, që sulmuan mëngjesin e sotëm dy nga bazat ushtarake në provincën e Kostit, janë vrarë. Forcat e koalicionit kanë kapur edhe pesë të tjerë. Nuk ka informacione për ushtarë ndërkombëtarë apo afganë të vrarë gjatë përleshjeve të sotme.

Shefi i policisë rajonale, Abdul Hakim Ishakzia, tha se 48 militantë ishin përfshirë në dy sulmet e mëngjesit të së shtunës. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, tha se 18 ushtarë të huaj janë vrarë.
XS
SM
MD
LG