Ndërlidhjet

SHBA-të japin 9.5 milionë dollarë për Kirgizinë



Shtetet e Bashkuara do të japin 9.5 milionë dollarë për Kirgizinë. Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se fondi synon të përmbush “nevoja të paparashikuara dhe urgjente për refugjatët dhe çështjet që lidhen me migracionin”.

Gjatë qershorit, Kirgizija, vend i Azisë Qëndrore, i dalë nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ishte skenë e dhunës vdekjeprurëse. Qindra veta vdiqën dhe shtëpitë, kryesisht të uzbekëve etnikë, u shkatërruan.
XS
SM
MD
LG