Ndërlidhjet

Cvetkoviç: BE-ja përparësia kryesore e Serbisë



Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është përparësia kryesore e Serbisë në politikën e jashtme, deklaroi kryeministri Mirko Cvetkovic. Ai shtoi se dialou është rruga e vetme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Komentet e shefit të qeverisë serbe u bënë pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Piter MekKei.

Cvetkoviç foli për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kanadanë dhe heqjen e vizave për qytetarët serbë. Shefi i mbrojtjes kanadeze, MekKei tha se Serbia është aktor i rëndësishëm rajonal dhe Kanadja synon forcimin e raporteve ekonomike e ushtarake mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG