Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Trupat e NATO-s vrasin 21 militantë



NATO-ja njofton se së paku 21 nga militantët, që sulmuan mëngjesin e sotëm dy nga bazat ushtarake në provincën e Kostit, janë vrarë. Forcat e koalicionit kanë kapur edhe pesë të tjerë. Katër ushtarë të NATO-s janë plagosur, por nuk ka asnjë ushtar ndërkombëtarë të vrarë gjatë përleshjeve të sotme.

Shefi i policisë rajonale, Abdul Hakim Ishakzia, tha se 48 militantë ishin përfshirë në dy sulmet e mëngjesit të së shtunës. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, tha se 18 ushtarë të huaj janë vrarë.
XS
SM
MD
LG