Ndërlidhjet

logo-print

Tadiç pranon Kosovën me tre kushte?



Presidenti serb Boris Tadiç kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar presidenca serbe. Deklarata vjen nga kabineti i kryetarit serb në kohën kur në media janë shtuar shkrimet se Tadiçi është i gatshëm ta njohë shtetin e Kosovës nëse përmbushen disa kushte.

Sipas gazetës kroate “Novi List”, e cila citon burime pranë përfaqësuesve diplomatikë serbë Tadiçi do ta pranojë shtetin e Kosovës nëse plotësohen tre kushte; “eksterritorialiteti i manastireve ortodokse serbe në Kosovë, status special për serbët në jug të lumit Ibër dhe vazhdim i status quo-s për veriun e Kosovës”.

E përditshmja kroate thekson se në prag të debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Serbia po i dërgon bashkësisë ndërkombëtare sinjale “të reja të ndryshme nga të mëhershmet dhe të papritura”.

Në të njëjtën frymë kanë qenë dhe shkrime të botuara në disa media serbe.
XS
SM
MD
LG