Ndërlidhjet

Karzai mohon akuzat e mediave amerikane


Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë informacionet e botuara në mediat amerikane se disa nga zyrtarët më të lartë të administratës së tij paguhen nga CIA, Agjencia Qëndrore e Inteligjencës në SHBA.

Reagimi i zyrës së Karzait erdhi pas shkrimeve të botuara në "Washington Post" dhe NYT se CIA paguan figura kyçe në qeveri në shkëmbim të informacioneve.

Deklarata, e cila nuk i hodhi poshtë në mënyrë të pakundërshtueshme informacionet e gazetave, theksonte se "Afganistani beson se akuza të tilla nuk e forcojnë aleancën kundër terrorizmit dhe nuk do të forcojnë shtetin ligjor në Afganistan, përkundrazi do të ketë efekt negativ në këto fusha".
XS
SM
MD
LG