Ndërlidhjet

logo-print

Milan shpreson për Ibrahimoviçin



Trajneri i ekipit italian të futbollit Milan, Masimiliano Alegri, tha se blerja e mundshme e Zllatan Ibrahimoviçit do t'i jepte atij forcën sulmuese më të mirë në Evropë.

Milan është në bisedime me ekipin spanjoll të Barcelonës për blerjen e suedezit Ibrahimoviç, vetëm një vit pasi ai u largua nga rivali italian i Milanit, Interi.

Nëse transferimi do të jetë i mundur Alegri beson se treshja Ibrahimoviç, Ronaldinjo dhe Pato do të jenë treshja më e mirë në ekipet evropiane.
XS
SM
MD
LG