Ndërlidhjet

Iran: Firma kozmetike "Oriflame" synon të dëmtojë sigurinë



Ministri iranian i zbulimit, Hejdar Moslehi, e akuzoi sot kompaninë suedeze të kozmetikës "Oriflame" se synon ta dëmtojë sigurinë në Iran.

“Oriflame synon ta luftojë sistemin. Nuk ka arsye ekonomike prapa kompanisë”, transmetohet të ketë thënë Moslehi.

Ai tha se agjencitë e inteligjencës “synojnë të krijojnë probleme të sigurisë në vend përmes kësaj kompanie”.

Më herët, autoritetet iraniane e mbyllën zyrën e "Oriflame" në Teheran dhe arrestuan pesë vetë.
XS
SM
MD
LG