Ndërlidhjet

Uashington: Pelin bën thirrje për vlera patriotike



Dhjetëra mijëra vetë u tubuan të shtunën para Memorialit të Linkolnit në Uashington.

Tubimi u organizua nga gazetari i televizionit konservator “FOX”, Glen Bek, i cili i ftoi shikuesit në kryeqytetin amerikan që të “rivendosin nderin e Amerikës”.

Në mesin e folësve ishte kandidatja për nënpresident në zgjedhjet 2008, Sara Palin.

“Ne nuk duhet ta transformojmë krejtësisht Amerikën siç duan disa. Ne duhet ta rivendosim nderin e saj”, tha Palin.

Tubimi u kritikua nga disa udhëheqës të lëvizjes civile, për shkak se u mbajt në të njëjtën ditë dhe të njëjtin vend ku 47 vjet më parë Martin Luter King e mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr”.
XS
SM
MD
LG