Ndërlidhjet

Ministri Beqaj në Forumin Strategjik në Slloveni



Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, njoftoi ministria në Prishtinë.

Në punimet e Forumit marrin pjesë zyrtarët më të lartë të Sllovenisë në krye me presidentin Danilo Turk, shumica e ministrave të jashtëm të Ballkanit dhe përfaqësuesit e organizatave te ndryshme ndërkombëtare.

Beqaj do të marrë pjesë në panelin “Besimi në Ballkan”, në të cilin do të flasin edhe ministrat e jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG