Ndërlidhjet

logo-print

Venecuelë: Rrëzohet helikopteri, vdesin 10 ushtarë



Në Venecuelë është rrëzuar një helikopter i gardës Kombëtare, me ç'rast e kanë humbur jetën 10 ushtarë, njoftoi mbrëmë presidenti Hugo Çavez.

Helikopteri i prodhimit rus Mi-17, i cili duhej të merr pjesë në një aksion kundër drogës, është rrëzuar "disa minuta" pas fluturimit, tha presidenti i Venecuelës në një fjalim televiziv.

Fatkeqësia ka ndodhur afër qytetit Buena Viste, jo larg kufirit me Kolumbinë.
XS
SM
MD
LG