Ndërlidhjet

Çeçeni: Vriten 12 rebelë dhe 2 policë



Dymbëdhjetë militantë të dyshuar dhe dy oficerë policie kanë vdekur sot në shkëmbim zjarrin në Çeçeni, rajon i trazuar rus në Kaukazin Verior.

Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov tha se forcat e sigurisë hapën zjarr kundër militantëve kur ata hynë në fshatin Centoroi në verilindje të Çeçenisë.

Në një incident të ndarë, autoritetet thanë se policia ka qëlluar për vdekje katër rebelë të dyshuar, pasi ata më parë kishin hapur zjarr nga dy automjete në rajonin e afërt Kabardino-Balkaria.
XS
SM
MD
LG