Ndërlidhjet

Kosovë: 6 të plagosur nga dy granata



Gjashtë njerëz u plagosën mbrëmë nga shpërthimi i dy granatave të dorës në fshatin Bostan të Novobërdës në Kosovën lindore në një kremte fetare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i tha Radios Evropa e Lirë se policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe është në ndjekje të tij.

"Incidenti është kryer për motive të ulta", tha Hashani, për të shtuar se i dyshuari ka hedhur dy granata dore në oborrin e kishës së fshatit, duke plagosur gjashtë njerëz.

Tre nga të plagosurit janë serbë, ndërsa tre romë. Të gjithë janë shtetas të Kosovës.

Fshati Bostan është kryesisht i banuar me popullsi serbe dhe rome.

Hashani tha se asnjëri nuk është në rrezik për jetë.
XS
SM
MD
LG