Ndërlidhjet

Afganistan: Gjenden trupat e pesë të rrëmbyerve



Një zyrtar lokal afgan tha se fshatarët i kanë zbuluar trupat e pesë personave të rrëmbyer, të cilët po bënin fushatë për një kandidat parlamentar në provincën perëndimore Herat.

Raportohet se të pestët ishin rrëmbyer nga një grup i armatosur në 25 gusht.

Askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë për vrasjen, megjithëse kryengritësit talibanë i kanë shpeshtuar sulmet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 shtatorit.
XS
SM
MD
LG