Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria lufton t'i mbrojë qytetet nga uji



Trupat e Pakistanit dhe punonjësit sot po përballen me një luftë me ujin që të shpëtojnë qytetin jugor Thata, pasi shumica e 300 mijë banorëve janë larguar.

Zyrtarët thanë se uji është dy kilometra larg qytetit, dhe se po bëhen përpjekje për t'i forcuar barikadat.

Megjithate, qyteti tjetër Suxhaual në provincën Sind, nuk ia doli ta fitojë betejën me ujin, i cili ka vërshuar me 1.5 metra thellësi.

Shirat e monsuneve shkaktuan përmbytje të mëdha në Pakistan dhe kanë prekur rreth 17 milionë njerëz.

Lumi Ind në provincën Sind e ka rritur sasinë e ujit për 40 herë.
XS
SM
MD
LG