Ndërlidhjet

logo-print

Punonjësi iranian në "Oriflame" akuzohet për skemë piramidale



Ministria e Jashtme e Suedisë tha se një i punësuar në kompaninë suedezo-iraniane të kozmetikës "Oriflame", është akuzuar në Iran për krijimin e një skeme piramidale që të përfitojë ilegalisht.

Zëdhënësja e ministrisë, Kamila Lindblom tha se i punësuari ishte njeri në të tridhjetat që kishte nënshtetësi suedeze dhe iraniane.

Zyra e kompanisë "Oriflame" në Teheran u mbyll nga autoritetet në 22 gusht, dhe pesë punonjës u arrestuan me akuzën se po drejtonin një skemë piramidale, e cila mund të ishte mbështetur nga një agjenci spiunazhi.

Ministri iranian i Inteligjencës, Hejdar Moslehi e akuzoi firmën "Oriflame" se po përpiqet ta dëmtojë sigurinë e Iranit.
XS
SM
MD
LG