Ndërlidhjet

Arien Roben jashtë fushës deri në fund të 2010



Futbollisti holandez Arien Roben me gjasë nuk do të mund të luajë deri në fund të vitit, tha drejtori i Bajernit të Mynihut, Kristian Nerlinger.

Ai sqaroi se tetiva e lënduar e Robenit nuk është shëruar si duhet, dhe se do të kalojë kohë deri në kthimin e tij në fushën e blertë.

Roben u lëndua para Botërorit 2010, por luajti për Holandën në Afrikën e Jugut.

Vjet Roben ishte shënuesi më i mirë i Bajernit me 15 gola, dhe u zgjodh futbollist më i mirë i Bundesligës.
XS
SM
MD
LG