Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen tre vetë për 65 kg eksploziv



Forcat e sigurisë në Turqi arestuan sot tre anëtarë të dyshuar të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) pasi zbuluan 65 kg eksploziv në makinën e tyre.

Zyrtarët thanë se eksplozivi u gjet në rezervoarin e karburantit të makinës, e cila u ndalua në Diarbakir, qytetin kryesor në pjesën juglindore të Turqisë, kryesisht e banuar me kurdë.

Zbulimi u bë pasi PKK-ja shpallji armëpushimi të njëanshëm për muajin e Ramazanit dhe për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, që do të mbahet në 12 shtator.
XS
SM
MD
LG