Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu dhe Abas në Uashington



Administrata Obama do të jetë mikpritëse e liderëve izraelitë dhe palestinezë javën që vjen, në përpjekje për të rifilluar negociatat paqësore për Lindjen e Mesme, pas afro 20 muaj ngecjeje, transmeton Reuters.

Presidenti Barak Obama pritet të zhvillojë takime të ndara të mërkurën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe me presidentin palestinez, Mahmud Abas, në Shtëpinë e Bardhë.

Të enjten, Netanjahu dhe Abas do të shkojnë në Departamentin e Shtetit, ku pritet të zhvillojnë bisedime direkte në një takim të organizuar nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG