Ndërlidhjet

SHBA, Izraeli dënojnë komentet e rabinit për palestinezët



Qeveritë e SHBA dhe Izraelit i hedhur poshtë komentet e një rabini izraelit, i cili ka thënë se shpreson që lideri palestinez Mahmud Abas “të zhduket” nga Toka, ndërsa palestinezët i ka quajtur “urrejtës të lig të Izraelit”.

Komentet u bënë pak ditë para takimit të Abas dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu në Uashington.

Zyra e Netanjahut tha se komentet e rabinit Ovadia Josef nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e qeverisë izraelite.

Departamenti i Shtetit i dënoi komentet si “tejet fyese” dhe “luftënxitëse”, dhe tha se ato e dëmtojnë progresin drejt paqes mes izraelitëve e palestinezëve.
XS
SM
MD
LG