Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Nuk shqetësohem që mendojnë se jam mysliman



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka deklaruar se nuk është i shqetësuar me anketën e fundit, sipas së cilës, rreth një e pesta e amerikanëve besojnë se ai është mysliman. "Faktet janë fakte", tha Obama, i cili është katolik.

Në intervistën për emisionin "NBC Nightly News", presidenti Obama për konfuzionin e krijuar e ka fajësuar rrjetin e dezinformatave, të cilat nga disa media lëshohen në opinion.

Anketa e zhvilluar ditë më parë tregoi se 18 % e amerikanëve besojnë se Obama është mysliman.

Në një anketë të ngjashme të zhvilluar në mars, 2009, mendim të këtillë kishin 11 % e amerikanëve.
XS
SM
MD
LG