Ndërlidhjet

Vendet myslimane i dhurojnë një miliardë dollarë Pakistanit



Organizata e Konferencës Islamike tha se vendet myslimane, organizatat dhe individët, janë zotuar të japin rreth një miliardë dollarë për të ndihmuar Pakistanin.

Kreu i organizatës 57 anëtarëshe, Ekmeledin Ihsanogllu, tha se zotimet vijnë nga shtetet myslimane, OJQ-të dhe institucionet tjera në Arabinë Saudite, Turqi, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Shirat e mëdha që shkaktuan vërshime masive nga veriu në jug të Pakistanit, kanë prekur rreth 17 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG