Ndërlidhjet

logo-print

Putin:"Protestuesit ilegal do goditen me shufër në kokë"


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar protesuesit e opozitës se policia do përdorë forcën që të shpërndajë demonstratat e pa lejuara.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmën ruse, “Komersant”, Putin ka thënë se protestuesit që nuk e marrin lejën nga autoritetet lokale për demonstrata, “do të marrin një goditje me shufër në kokë.”

Autoritetet ruse rregullisht përdorin forcën që të shpërndajnë protestuesit anti-qeveritar në Moskë, anipse opozita ruse është e dobët ndërsa protestat e saj nuk tërheqin shumë njerëz.

Aktivistët insistojnë se e drejta për organizime të tilla garantohet me kushtetutën ruse.
XS
SM
MD
LG