Ndërlidhjet

Shkarkohet komandanti i Policisë së Kosovës në veri


Në kuadër të ndryshimeve dhe reformave, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka shkarkuar nga detyra sot komandantin e Policisë në veri të Mitrovicës Milia Millosheviq.

Zoti Selimi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se "performimi i dobët në detyrë i Millosheviqit, e ka shtyrë atë që ta shkarkojë nga posti dhe ta emërojë në një detyrë të re".

Selimi, po ashtu tha se në Drejtorinë rajonale në veri të Mitrovicës do të ketë dhe ndërrime të tjera.
XS
SM
MD
LG