Ndërlidhjet

Greqi:Sulmohet autobusi i një kompanie shqiptare


Pas mesnatës të së dielës është sulmuar një autobus i një kompanie shqiptare në rrugën nacionale Antiriu – Janinë në Greqi.

Lajmi është transmetuar nga mediat greke, ndërsa për një televizion privat të Shqipërisë, sulmin e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi.

Sipas Ambasadorit Dervishi në momentin kur është kryer sulmi me tre bomba molotovi, autobusi ka qenë në lëvizje, mirëpo nuk ka pasur pasagjerë.

Policia ka nisur hetimet ndërsa vlerësimet e para janë se sulmi është kryer nga tifozë të një ekipi grek të futbollit që kanë menduar se autobusi i përket një ekipi kundërshtar.
XS
SM
MD
LG