Ndërlidhjet

Sudan Lirohet një amerikane



Një punëtore humanitare amerikane është liruar në rajonin e Darfurit, pasi kishte qenë e rrëmbyer për më shumë se 100 ditë. Ministria e Jashtme e Sudanit tha se nuk është paguar për të mundësuar lirimin e saj.

Në të tjera zhvilime mediat raportojnë se dy pilotë rusë janë rrëmbyer në rajonin e Darfurit. Agjencia SUNA tha se pilotët, të cilët punonin për kompaninë sudaneze Badr Airlines, ishin rrëmbyer në qytetin Niala të dielën pasdite.

Ka pasur rritje të numrit të rrëmbimeve të të huajve në Sudan që kur Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti aktpadi ndaj presidentit sudanez Omar Hasan al-Bashir, i cili akuzohet për gjenocid.
XS
SM
MD
LG