Ndërlidhjet

Hagë: Prokuroria akuzon Kroacinë për pastrim etnik të serbëve



Forcat kroate qëllimisht kanë dëbuar dhjetëra mijëra serbë gjatë fushatës ushtarake të vitit 1995 për të rimarrë territoret që më herët ishin pushtuar. Forcat kroate në mënyrë të paligjshme bombarduan civilët serbë dhe dogjën shtëpitë e tyre gjatë operacionit të njohur me emrin “Stuhia”.

Deklaratat u bënë nga Prokuroria e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë gjatë fjalës përmbyllëse të akuzës në rastin e tre gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina, Mlladen Markaç dhe Ivan Çermak.

Prokurori i rastit, Alan Tieger, tha se autoritetet kroate i urdhëruan trupat të mos kryenin krime gjatë rimarrjes së kontrollit të rajonit të Krajinës, por shtoi se ata nuk synonin që urdhërat e tyre të ndiqeshin.

Gotovina, Markaç dhe Çermak janë deklaruar të pafajshëm dhe shihen si heronj në Kroaci.
XS
SM
MD
LG