Ndërlidhjet

Kina konfirmon vizitën e Kim Xhong Il



Mediat shtetërore në Kinë dhe në Korenë e Veriut konfirmuan sot vizitën e udhëheqësit verikorean Kim Xhong Il. Ai është takuar me presidentin kinez Hu Jintao në qytetin verilindor të Çangçungit.

Konfirmimi vjen pasi Kim Xhon Il është kthyer në Korenë e Veriut. Mediat kineze raportojnë se Kim i ka deklaruar homologut kinez se mbetet i vendosur për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean.

Nuk është konfirmuar lajmi se Kim shoqërohej në këtë vizitë nga djali i tij më i vogël, Kim Xhon Un, i cili shihet si pasardhës i Kimit. Kjo familje ka drejtuar Korenë e Veriut për më shumë se 60 vite.
XS
SM
MD
LG