Ndërlidhjet

FSK-ja merr më shumë përgjegjësi



Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot ka hyrë në fazën kalimtare drejt marrjes së plotë të përgjegjësive lidhur me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kësaj faze të përkohshme FSK-ja do të punojë me KFOR-in, deri në marrjen e rolit të reaguesit të parë në incidentet e lidhura me mjetet shpërthyese në Kosovë.

“Ende nuk është përcaktuar data e saktë kur FSK-ja do të marrë përgjegjësinë e plotë të reaguesit në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese”, njofton përmes një komunikate forca shumëkombëshe e NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG