Ndërlidhjet

Bankieri bën komente raciste për hebrejtë, turqit e kosovarët



Një bankier i njohur gjerman dhe një nga anëtarët kyç të bordit drejtues të Bankës Qëndrore të Gjermanisë, Thilo Sarrazin boton sot librin e titulluar “Gjermania zhbën veten”. Sarrazin është i njohur për komentet e tij antisemite.

Në një intervistë të kohëve të fundit ai tha se “të gjithë hebrejtë kanë një lloj gjeni të përbashkët”. Ai ka bërë komente fyese dhe raciste edhe ndaj bashkësive turke e arabe në Gjermani. “Një numër i madh i turqve dhe arabëve në Berlin nuk kanë asnjë funksion tjetër vetëm se shesin fruta e zarzavate”. Ai ka shtuar se këto bashkësi po e “pushtojnë Gjermaninë në të njëjtën mënyrë që kosovarët pushtuan Kosovën, përmes natalitetit të lartë”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka cilësuar komentet e Sarrazinit si “tërësisht të papranueshme” dhe i sugjeroi Bundesbank-ës që të diskutojë largimin e tij.

Bankieri 65 vjeçar është anëtar i vjetër i Social-Demokratëve.
XS
SM
MD
LG