Ndërlidhjet

Sa dhe kur do të rriten rrogat?


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Qeveria e Kosovës shprehet e vendosur që nga fillimi i vitit të ardhshëm t’i rrisë pagat e punonjësve në sistemin e arsimit parauniversitar.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, thotë se Qeveria e Kosovës, tashmë ka formuar një komision që do të bëjë përllogaritjet buxhetore për rritjen e pagave në këtë sektor.
Enver Hoxhaj


“Ekziston një vendosmëri e prerë e Qeverisë, që në vitin 2011 do të ketë një rritje të mirëfilltë të pagave, e cila ka qenë e planifikuar edhe paraprakisht
”, thotë Hoxhaj.

Ndryshe, para dhjetë ditësh, Kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka kërkuar nga autoritetet kompetente ngritjen e pagave.

Kërkesa e tyre ishte bazuar në shqetësimet dhe pakënaqësitë e mësimdhënësve nga të gjitha komunat e Kosovës lidhur me, siç thonë ata, pagave shumë të ulëta.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Shabani, thotë se, megjithëse SBASHK-u beson në premtimet e Ministrisë së Arsimit, por për këtë, thotë ai, sindikata kërkon garanci.

“Është e vërtetë se kemi kërkuar rritje pagash, ndoshta radhën e ka arsimi parauniversitar, me qëllim që të krijohen kushte më të mira për punë dhe angazhim maksimal i punëtorëve të arsimit”.

“Ka ardhur një ofertë e Qeverisë dhe oferta është shtruar para anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të SBASHK-ut dhe gati në mënyrë unanime, përveç Prishtinës, e cila e kundërshtonte këtë kërkesë, ngase kërkesat janë tjera, janë pajtuar që rritja e pagave të bëhet më 1 janar 2011”,
shprehet Shabani.

SBASHK-u, ndërkaq kërkon nga Qeveria që pagat të rriten prej 50 deri në qind për qind, sqaron Shabani.
Do të thotë janë kërkesa të anëtarësisë që vijnë nga nivelet komunale dhe ne do të përpiqemi t’i artikulojmë ato kërkesa dhe të gjejmë atë zgjidhjen e pëlqyeshme për të gjithë.


“Unë ua kam bërë me dije zyrtarëve që merren me këtë çështje - ministrit të Arsimit dhe kryeministrit, se ekziston kërkesa konkrete e punëtorëve të arsimit, dhe ato kërkesa sillen në përqindje nga 50 deri në qind për qind”.

“Do të thotë janë kërkesa të anëtarësisë që vijnë nga nivelet komunale dhe ne do të përpiqemi t’i artikulojmë ato kërkesa dhe të gjejmë atë zgjidhjen e pëlqyeshme për të gjithë
”, thekson Shabani.

Por, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk jep hollësi se sa për qind do të rriten pagat e mësimdhënësve.

“Është formuar një komisioni me përfaqësues të Ministrisë, SBASHK-ut dhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; do të dilet me një kalkulim të saktë buxhetor dhe vetëm atëherë mund të flitet me shifra të sakta. Një gjë qëndron - që rritja do të jetë e mirëfilltë dhe do të bëhet një rritje e pagës bazë”
, pohon ministri Hoxhaj.

Paga mesatare e mbi 28 mijë punonjësve të arsimit parauniversitar është 240 euro në muaj.
XS
SM
MD
LG