Ndërlidhjet

logo-print

Bajden në Irak



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden ka arritur në Bagdad pasi do të marrë pjesë në ceremonit e 1 shtatorit me rastin e përfundimit të operacioneve luftarake në Irak.

Bajden do të takohet nesër me kryeministrin Nuri al Maliki me të cilin do të bisedojë për gjendjen politike, tërheqjen amerikane dhe marrjen e përgjegjësive të sigurisë nga irakianët.

Bajden pritet të kërkojë nga udhëheqësit irakianë të krijojnë qeverinë e re. Partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Ceremonia e së mërkurës shënon dhe fillimin e operacionit përmbyllës të misionit të SHBA-ve në Irak. Misioni filloi në vitin 2003 dhe mundësoi rrëzimin e Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG