Ndërlidhjet

logo-print

Franca ashpërson masat ndaj imigrantëve



Qeveria franceze do të përforcojë planet për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, në veçanti të atyre që kapen duke vjedhur apo duke lypur. Ministri i Imigracionit, Erik Beso, tha se do të bëhen ndryshime në ligj për të lehtësuar dëbimin e imigrantëve të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm tha se një në pesë vjedhjeve në rajonin e Parisit janë kryer nga qytetarë rumunë. Krimet e kryera nga qytetarë rumunë në Paris gjatë 18 muajve të fundit janë shtuar me 259%.
XS
SM
MD
LG