Ndërlidhjet

Suedi: Nderohen Morrikone dhe Bjork



Kompozitori italian Enio Morrikone dhe këngëtarja islandeze Bjork kanë marrë sot çmimin Polar Music 2010 gjatë një ceremonie të zhvilluar në Stokholm.
Mbreti suedez Karl Gustav ndau çmimet, që kanë një vlerë financiare prej 1 milionë koronash suedeze secili.

81-vjeçari Morrikone ka kompozuar muzikën e mbi 450 filmave që kanë pasur për regjisorë emra si Pier Paolo Pasolini, Bernardo Bertoluçi dhe Roman Polanski.

Bjork, 44 vjeçare e morri çmimin për risitë që e vendosin atë në ballë të zhvillimeve muzikore. Njëherësh u çmua dhe aftësia e saj për të përdorur teknologjinë në një kombinim të pazakontë me tingujt e lashtësisë.
XS
SM
MD
LG