Ndërlidhjet

Meksikë: Kapet një nga trafikantët kryesorë të drogës



Autoritetet meksikane kanë arrestuar një nga drejtuesit e rrjetit të drogës në vend. Edgar Valdez Villarreal, i lindur në Shtetet e Bashkuara është kapur i gjallë në një rajon në afërsi të kryeqytetit. Zyrtarët thanë se Valdez po përpiqej të merrte kontrollin e kartelit të drogës Levia, kreu i së cilës u vra nga forcat speciale meksikane dhjetorin e kaluar.

Autoritetet amerikane kanë ofruar 2 miliardë dollarë për kapjen e Valdezit.

Lajmi për kapjen e Valdezit vjen në kohjën kur policia ka larguar 10% të forcave të saj nga puna për korrupsion apo për lidhje me trafikantët e drogës.
XS
SM
MD
LG