Ndërlidhjet

Rasmusen: Të nisë transferimi i përgjegjësive në Afganistan



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, shpreson që vendet anëtare të Aleancës të bien dakord në takimin e nëntorit në Lisbonë, që të fillojnë procesin e kalimit të përgjegjësive te forcat afgane. Deklarata e Rasmusenit u bë të hënën, ditë kur misioni ISAF humbi nëntë ushtarë.

Rasmusen gjatë një interviste për televizionin danez tha se situata e sigurisë në Afganistan nuk është e kënaqshme, por shtoi se janë shënuar përparime në këtë fushë. Ai tha se mbështet përforcimin e fushatës ushtarake kundër talibanëve në Kandahar e Helmand, që janë dy nga bazat kryesore të militantëve.

Rasmusen nënvizoi se lufta nuk mund të fitohet vetëm me mjete ushtarake, por varet dhe nga zhvillimi i arsimit, ekonomisë e shëndetësisë.
XS
SM
MD
LG