Ndërlidhjet

logo-print

Irani prodhon së shpejti karburant bërthamor



Ali Akbar Salehi kreu i Oragnizatës së Energjisë Bërthamore në Iran tha se vendi i tij brenda një viti do të jetë në gjendje të prodhojë karburant bërthamor. Sipas Salehit karburanti do të përdoret për centralin nuklear në Teheran që përdoret për qëllime mjekësore.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pasi nuk ka ndërprerë programet për pasurimin e uraniumit. Vendet perëndimore besojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG