Ndërlidhjet

Diplomatë amerikanë vizitojnë Kosovën



Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në NATO dhe në Bashkimin Evropian, përkatësisht Ivo Daalder dhe William Kennard, vizitojnë sot Kosovën.
Ata do të bisedojnë me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rreth Kosovës.

Ata kanë qëndruar dje në Beograd ku janë takuar me këshilltarin e presidentit serb për politikë të jashtme, me ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të Minsitrisë së Jashtme.

Ambasada amerikane në Beograd njofton se vizita është tregues i mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara për integrimin evropian të Serbisë dhe për të siguruar një rajon të qëndrueshëm e marrëdhënie të mira fqinjësore.
XS
SM
MD
LG